Nis vaksinimi në BE, Fuga: Lajm i shkëlqyer, por Ballkani Perëndimor u la sërish vetëm!

Shqipëria

Nis vaksinimi në BE, Fuga: Lajm i shkëlqyer, por Ballkani Perëndimor u la sërish vetëm!

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 14:31
Endri Fuga

Bashkimi Evropian nis nesër vaksinimin. Ursula Von Der Leyen shkruan në Twitter se vaksinimi është çelësi për të dalë nga pandemia.

Duke shpërndarë mesazhin e saj, Drejtori i Komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga, e cilëson si një lajm të shkëlqyer. Por ai shprehet se Ballkani Perëndimor u la sërish vetëm pavarësisht se gjashtë shtetet e tij janë sa një vend i BE.

Reagimi i plotë:

Lajm i shkëlqyer. Sa afër, aq dhe larg. Ballkani Perëndimor prapë i lënë vetëm.  Duke shpresuar se në një të ardhme të afërt kjo do të ndryshojë. Dhe kur e mendon, që ne të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor jemi më pak se sa një shtet anëtar i BE-së. Në një pandemi, mund të jesh i sigurt aq sa janë komshinjtë e tu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat