Ditën e sotme ka dhënë dëshminë fqinji i Josif Kavajësi cili qëlloi mbi RENEA-n dhe qëndroi për 12 orë duke e mbajtur qytetin e Elbasanit në terror.
Ai është shprehur se nuk e njihte për person problematik e se nuk njihej për konflikte.
‘Nuk e njoh për problematik, nuk ngatërrohej me njeri në fshat. Kam dëgjuar se kishte konflikt në Kabash të Gramshit‘- thot fqinji i tij.
Josif Kavaja është arrestuar mëngjesin e ditës së djeshme, pas më shumë se 12 orësh në arrati në fshatin Zavalinë të Elbasanit. Pasi është mjekuar në spital, ai është dërguar në Komisariatin e Policisë për të dhënë deklaratën e tij lidhur. Sipas të afërmve, Kavaja vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe prandaj, i provokuar nga fqinjët ka qëlluar më armëndaj tyre.