Nga vdekjet, te infektimet dhe pacientët, Covid-19 e mbylli me 4 përmbysje javën në Shqipëri

Shqipëria

Nga vdekjet, te infektimet dhe pacientët, Covid-19 e mbylli me 4 përmbysje javën në Shqipëri

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 23:49
Foto ilustrim

Javë “pozitive”. Shifrat e fataliteteve dhe infektimeve nga koronavirusi në javën e fundit kanë pësuar një ulje të ndjeshme në vendin tonë. Numri më i lartë i vdekjeve ka qenë të martën me 13 humbje jete, ndërsa dita që shënoi shifrën më të ulët ishte e mërkura me 6 pacientë që ndërruan jetë.

Infektimet këtë javë kulmin e kishin ditën e premte me 553 raste, më pak kishte të shtunën 375, ndërsa më shumë testime kishte të martën, 2420. Sa i përket të shëruarve rekordi i javës u arrit të mërkurën me 550 raste, edhe pse llogariten prej disa javësh automatikisht kur kalon 14 ditë nga momenti i infektimit.

Një tjetër e dhënë që ka tërhequr vëmendjen është fakti që pas shumë kohësh 4 herë brenda kësaj jave numri i të shëruarve ishte më i lartë se i të infektuarve. Gjithashtu numri i pacientëve në spital ka qenë i qëndrueshëm dhe ka ardhur në ulje.

Shifrat e javës nga koronavirusi në Shqipëri
27 Dhjetor-2165 testime, 499 raste, 10 humbje jete, 384 të shëruar, 316 pacientë
26 Dhjetor-1889 testime, 375 raste, 9 humbje jete, 391 të shëruar, 324 pacientë
25 Dhjetor-2184 testime, 553 raste, 9 humbje jete, 514 të shëruar, 309 pacientë
24 Dhjetor-2198 testime, 510 raste, 8 humbje jete, 477 të shëruar, 346 pacientë
23 Dhjetor-2210 testime, 503 raste, 6 humbje jete, 550 të shëruar, 337 pacientë
22 Dhjetor-2420 testime, 389 raste, 13 humbje jete, 497 të shëruar, 344 pacientë
21 Dhjetor-1908 testime, 422 raste, 10 humbje jete, 631 të shëruar, 379 pacientë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat