Tre viktima, aksidentet përgjakin rrugët, nga Lezha në Përmet dhe Vlorë

Shqipëria

Tre viktima, aksidentet përgjakin rrugët, nga Lezha në Përmet dhe Vlorë

Më: 3 janar 2021 Në ora: 17:06
Foto ilustrim

Tre persona kanë humbur jetën sot në vend nga aksidentet që janë regjistruar brenda pak orëve. Në Lezhë, Përmet dhe në Vlorë ndërruan jetë tre persona nga aksidentet.

Aksidenti i fundit ndodhi pasditen e sotme në fshatin Gjormë në Vlorë, ku ndërroi jetë një 27-vjeçar, drejtuesi i mjetit Akil Ruçaj. Ai humbi kontrollin e makinës duke dalë nga rruga ndërsa u plagos së bashku me pasagjerin. Por pavarësisht se u dërgua me shpejtësi në spital për ndihmë, i riu ndërroi jetë.

Një tjetër person humbi jetën mëngjesin e sotëm në aksin Lezhë-Milot, pranë kryqëzimit të Ishull-Shëngjin. Makina tip “Benz” ku po udhëtonin dy persona doli nga rruga dhe përfundoi në një biznes në anë të saj.

Për pasojë gjeti vdekjen e menjëhershme drejtuesi i mjetit  dhe mbeti i plagosur pasagjeri N.P.,i cili është transportuar në spitalin e Traumës.

Ndërkohë që paradite një aksident i mori jetë një të moshuari në Përmet. Sipas policisë në afërsi të fshatit Kutal mjeti tip “Renault” me drejtues shtetasin M. Sh., 44 vjeç, banues në Këlcyrë përplasi Zh. K., 62 vjeç, i cili udhëtonte me biçikletë. I moshuari humbi jetën në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat