Kingji vlerëson kontributin e Gardës Kombëtare të Nju Xhersit në përgatitjen e nënoficerëve

Shqipëria

Kingji vlerëson kontributin e Gardës Kombëtare të Nju Xhersit në përgatitjen e nënoficerëve

Nga: A.M. Më: 19 nëntor 2026 Në ora: 18:40
Arben Kingji

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, gjenerallejtënant Arben Kingji, ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në ceremoninë e organizuar në Qendrën e Përgatitjes Profesionale të Nënoficerëve, me rastin e përfundimit të disa kurseve profesionale.

Në këtë ceremoni morën pjesë kursantë nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), të cilët përfunduan Kursin e Kryekapterit, Kursin e Avancuar dhe Kursin Bazë të Nënoficerit.

Përmes një postimi në Facebook, Kingji theksoi rëndësinë e ndërtimit të një trupe profesioniste të nënoficerëve, të përgatitur për të udhëhequr me shembull dhe për të kontribuar në rritjen e gatishmërisë operacionale të njësive.

“Investimi në zhvillimin e nënoficerëve është investim në lidership, profesionalizëm dhe gatishmëri operacionale”, ka shkruar Kingji.

Ai ka shprehur mirënjohje të veçantë për ekipet e Gardës Kombëtare të Nju Xhersit për mbështetjen dhe kontributin në rritjen e kapaciteteve profesionale të nënoficerëve shqiptarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat