​Operacioni Risia në Shqipëri: Arrestohet një 22-vjeçar, tjetri braktis veturën dhe vihet në arrati

Shqipëria

​Operacioni Risia në Shqipëri: Arrestohet një 22-vjeçar, tjetri braktis veturën dhe vihet në arrati

Më: 19 nëntor 2026 Në ora: 19:53
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia e Shtetit gjatë operacionit Risia sot në një veturë rrugën Tiranë-Elbasan, ka gjetur dhe sekuestruar 12 kg narkotik të llojit kanabis, si dhe ka arrestuar M.V. (22), ndërsa F.I. (22) është vënë në arrati.

Gjatë kontrollit në automjetin e braktisur nga shtetasi F. I., u gjetën 12.1 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa, në trajtë xhelatinoze, ndërsa nga kontrolli në banesën e të arrestuarit M.V. u gjet sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.

Lëndët narkotike u sekuestruan bashkë me dy automjetet dhe tre celularë.

Policia po vijon operacionin për kapjen e shtetasit F. I., si dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijon hetimi për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale shtetas të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat