Vaksinimi te “Air Albania”, Nelaj: Përjashtohen nga skema gratë shtatzëna dhe të rinjtë nën 16 vjeç

Shqipëria

Vaksinimi te “Air Albania”, Nelaj: Përjashtohen nga skema gratë shtatzëna dhe të rinjtë nën 16 vjeç

Më: 7 janar 2021 Në ora: 12:01
Erida Nelaj

Shqipëria pasi siguroi 10 mijë dozat e para të vaksinës anticovid, pritet që në fund të muajit janar, të fillojë procesi i vaksinimit.

Duke nisur nga personeli mjekësor e deri te pensionistët, që do jenë të parët që do të vaksinohen, në stadiumin “Air Albania” janë ngritur 60 pika dhe në një kohë të shkurtër është parashikuar që do të vaksinohen rreth 60 qytetarë.

Në një intervistë për Ora News Erida Nelaj, eksperte e fushatës së vaksinimit në ISHP, ka bërë me dije se procesi do të vazhdojë sipas një protokolli. Nelaj ka thënë se nga vaksinimi do të përjashtohen gratë shtatzëna dhe të rinjtë nën 16 vjeç për shkak se nuk dihet se çfarë reagimi mund të kenë.

“Puna  për vaksinimin, ka filluar shumë më herët , janë përshtatur , rreth 60 pika për të bërë vaksinën.

10 mijë, dozat e para të vaksinës do fillojnë të behën për 500 persona,të cilat janë  pak a shumë në listat paraprake. Të parët që do të bëjnë vaksinën janë personeli mjekësor, i cili është në vijë të parë me virusin, më pas do të jenë të moshuarit. Përjashtohen gratë shtatzëna, si dhe të rinjtë nën 16 vjeç, pasi nuk dihet ende si është reagimi i tyre dhe ne duhet të zbatojmë protokollin. Procesi i vaksinimit do të nisë fillimisht duke marrë një informacion bazë do të plotësojnë një formular  mbi vaksinën si dhe efektet e saj dhe më pas me një konsulte me mjekun. Pas vaksinimit qytetarët do të qëndrojnë në karrige  në dhomën e pritje,20-30 min pas vaksinimit me mjeke dhe infermierë për te parë situatën“, ka sqaruar ekspertja.

Vaksina anticovid, është ë ndarë në dy doza dhe qytetarët do të vaksinohen dy herë, pasi vaksina kërkon kushte dhe temperaturë specifike

”Vaksina është ë ndarë në dy doza dhe qytetarët që do të marrin dozën e parë do të kthehen  në ditën e 21, për të bëre dozën e dytë. Vaksina do një temperaturë, +2/+8,  dhe ne i kemi kushtet kemi frigoriferë specifikë për ketë temperaturë që kërkon vaksina në vazhdim do të ngrihen dy pika në Shkodër, dhe Vlorë. Kjo lloj vaksine kërkon një vend të hapur nuk mund të bëhet në ambientet e qendrave shëndetësore, dhe stadiumi i përshtatet  kushteve dhe hapësirave të vaksinës, pasi dhe procesi i dytë i pritjes nuk mund të bëhet në ambiente me distancë si në stadium’‘, u shpreh ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat