Padia e PD/ Reagon Spiropali: O Bardh Ziu, s’të kemi faj ne që i shtojmë simpatizantët tanë, ndërsa ju...

Shqipëria

Padia e PD/ Reagon Spiropali: O Bardh Ziu, s’të kemi faj ne që i shtojmë simpatizantët tanë, ndërsa ju...

Më: 7 janar 2021 Në ora: 13:49
Elisa Spiropali

Ministrja Elisa Spiropali ka reaguar, pasi PD paditi në SPAK kryeministrin Edi Rama dhe 15 ministra të kabinetit.

Me një shënim në facebook, Spiropli ironizon ndërsa i drejtohet Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhit me Bardh Ziu, ku thotë se PS shton simpatizantët “sepse nuk presim të vijnë ata tek ne por vemi ne tek ata”.

“Ju me në krye Lul Gjumin, duke pritur që të vijnë njerëzit tek ju dhe jo të shkoni ju tek njerëzit, ngrini komitete e komisione spastrimesh autodestruktive për të larguar me çdo kusht dhe me çdo çmim nga radhët tuaja ata që gjumashëve si ju s'ju binden”, shkruan mes të tjerash Spiropali.

Postimi i plotë:

Gazi i Partisë Demokratike na paska denoncuar në SPAK se bëjmë fushatë duke takuar njerëz anembanë Shqipërisë, nga Vermoshi në Konispol, nga Devolli në Divjakë.

O Bardh Ziu, nuk të kemi faj ne që i shtojmë simpatizantët tanë sepse nuk presim të vijnë ata tek ne por vemi ne tek ata, ndërsa ju me në krye Lul Gjumin, duke pritur që të vijnë njerëzit tek ju dhe jo të shkoni ju tek njerëzit, ngrini komitete e komisione spastrimesh autodestruktive për të larguar me çdo kusht dhe me çdo çmim nga radhët tuaja ata që gjumashave si ju s'ju binden, derisa të katandiseni me zero simpatizantë dhe elektorat inekzistent.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat