Zv/kryeministri thirrje banorëve të zonës: Merrni masa tani! Duhet të…

Shqipëria

Zv/kryeministri thirrje banorëve të zonës: Merrni masa tani! Duhet të…

Më: 10 janar 2021 Në ora: 14:34
Foto Ilustrim

Numri dy i qeverisë, Erion Braçe kërkon nga banorët e disa fshatrave që preken nga rrjedha e lumit Shkumbin që të marrin masa duke larguar bagëtitë dhe jo vetëm.

Ndërsa thekson se prurjet në këtë lumë janë duke u dyfishuar, Braçe e konsideron rrezik në këtë moment lumin që sjell deri në  800 metër kub ujë në sekondë.

Reagimi i plotë

Shkumbini po sjell rrezik!

Prurjet e lumit Shkumbin prej mengjesit te sotem jane rritur me shumefish deri ne 800 meter kub uje ne sekonde!

Cdo banor i Terbufit nga Cerma e Siperme ne Proshke, Pasha, Shkumbin, Sulzotaj, te largohet vete e te largoje bageti, mjete e cka tjeter nga tokat nga buza e lumit ne argjinature!

Tani!

I njejti lajmerim vlen per te gjithe banoret e fshatrave buze shkumbinit nga papri ne peqin, rrogozhine!

Edhe nje here;

Hiqni cdo gje nga toka buze lumit deri ne argjinature tani!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat