Poli Hoxha në A-Show: Darka e Dubait, çfarë po kurdis Rama me Portin e Durrësit që do u kalojë arabëve

Shqipëria

Poli Hoxha në A-Show: Darka e Dubait, çfarë po kurdis Rama me Portin e Durrësit që do u kalojë arabëve

Më: 12 janar 2021 Në ora: 21:43
Krasta dhe Hoxha

Gazetari Poli Hoxha në studion e A-Show në Syri Tv me gazetarin Adi Krasta, e shikon ndryshe darkën e shumë komenruar të Dubait. Sipas Poli Hoxhës, duhet parë çfarë fshihet pas asaj darke dhe që për të gjithçka lidhet me portin e Durrësit, i cili do ti jepet me konceision një konceisionari në Emiratet e Bashkuara Arabe për tu kthyer në një port jahtesh, ndërkohë që këtu sipas fshihet një aferë e madhe korruptive.

‘E vërteta është që revolta në rrjetet sociale kishte të bënte me këtë që Shqipëria po përmbytet, ndërsa ministrant e Ramës sipas njerëzve ku i gjenjnë paratë.

Kjo ëstë pyetja më naive që mund të bësh për ministrat në Shqipëri.

Sepse edhe në Tiranë sikur të çosh dy paparacë do i gjesh dy restorante të mira ku hanë ministrant tanë.

Por çfarë ndodh. Kjo darkë është thjesht një dëshmi e radhës, se si ky shtet funksion.

Pika ku ne duhet të ndalemi ka të bëjë me pronat.

Që janë pronat shtetërore dhe private që nuk i mbron dot një individ i thjeshtë. Këta janë sulur, flas për qeverinë, për të kapur të gjithë zonën më të çmuar që ka Shqipëria nga bregu i Ksamilit deri në grykëderdhjen e Bunës.

Më 17 dhjetor kaloi një ligj që u kundërshtua si nga ndëkombëtarët ashtu edhe nga Greqia për të ashtëquajturën, koorporatë investimesh.

Një ligj ku në parlament nuk u fol fare as nga opozita parlamentare por edhe as nga ajo jashtë saj, ku mbaj mend që ka folur vetëm Jorida Tabaku.

Ku përgjithësisht media e kaloi pa vëmendje.

Ajo koorporatë është si Fondi i Pasurisë së Turqisë që ndërtoi Erdogan.

Dhe është ndërtuar fiks mbi atë lloj legjislacioni dhe vuri në krye dhëndërin e tij.

Çfarë bën kjo koorporatë.

Për arsye strategjike ka të drejtë të shpronësojë edhe qytetarët.

Dhe këtu kthehemi të Porti i Durrësit dhe te darka në Dubai.

Porti i Durrësit është një nga portet më kryesore të Mesdheut dhe është straegjik.

Problemi qëndron që këtu kemi një nga shkeljet më të hapura të ligjit shqiptar.

Me datë 3 dhjetor kanë nxjerrë një ligj që është I ngjashëm me ligjin Fusha, por që ka emrin ligj për investimet e Emirateve të Bashiara.

Kjo nuk është një arrogancë e rastësishme.

Kjo kompani në vitin 2012 ëshët futur në Serbi po me firmën e Vucici mori një projet gjigand, mbi 2 miliard euro, që quhet ‘Buza e Ujit’.

Dhe kjo u bë pa garë. Sot jemi në vitin 2021 dhe nuk ka përfunduar.

Dhe Financial Time ka bërë një shkrim të quajtur ‘Shakaja e Emirateve me Beogradin’.

Kurse këtu qeveria jonë po zhvendos një port dhe zhvendosja e portit është straegjike.

Nesër ai port mund të jete një port straegjik i NATO-s.

Thelbi i kësaj është që këtu ka hije të mëdha korrupsioni.’

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat