“Qindra-mijëra njerëz nën ujë”/ Rama-Bashës: Në ujë janë Saliu, Mona dhe Iliri që duan ta bëjnë komerdare shiun, madje edhe Nusretin me Tiren

Shqipëria

“Qindra-mijëra njerëz nën ujë”/ Rama-Bashës: Në ujë janë Saliu, Mona dhe Iliri që duan ta bëjnë komerdare shiun, madje edhe Nusretin me Tiren

Më: 15 janar 2021 Në ora: 14:41
Edi Rama

Kryeministri Rama në Twitter i ka kthyer përgjigje kreut të PD për sa i përket akuzave të këtij të fundit për situatën e përmbytjeve.

Ndërkohë që Basha thotë se “Qindramijëra njerëz nën ujë edhe sot”, Rama shkruan : “Qindramijëra njerëz nën ujë edhe sot” sipas LB! Në fakt nën ujë janë Saliu, Iliiri, Luli dhe Mona që duan ta bëjnë komerdare edhe tërmetin, edhe virusin, edhe shiun, edhe borën, madje edhe Nusretin bashkë me Tiren, i duan për komerdare! Po halli është që s’i pret kush matanë?

Edhe më herët sot gjatë konferencës për shtyp kreu i qeverisë foli për situatën e përmbytjeve ku tha se ishte një test i vështirë i kaluar me sukses, ndërsa bëri krahasimin me periudhën para se PS të merrte pushtetin.

“Kemi qenë të shqetësuar duke ndjekur parashikimet e motit, të Igjeum. Ministria e Bujqësisë sigurisht ka rolin e vetë, dhe prandaj ministrja është këtu me mua.

Bazuar në sasinë e reshjeve me të cilat ne jemi përballur këtë herë dhe bazuar në shifra krahasimore të sasive të reshjeve kritike në të shkuarën ne këtu sjellim pasqyrën e një situatë që lidhet me një punë të përditshme e përvitshme për këtë ditë që lidhet me investimet ne sektorin e kullimit, me reformën që ende vazhdon por që e ka dhënë rezultatin e parë të gjithë strukturës dhe varësisë së emergjencave civile si dhe ngritjen në një nivel të tjetër të funksionimit të shtetit.

Situata ka qenë kritike nga Shkodra në Vjosë dhe përballimi ka qenë për të marrë frymë të lehtësuar si dhe për të nxjerrë mësime për të parë se ç’mund të bëjmë më mirë.

Është e pakrahasueshme situata e përmbytjeve në të të shkuarën dhe sot, nuk krahasohen shifrat dhe faktet dhe kjo lidhet me punën tonë, se çfarë vjen nga lart nuk e kemi në dorë por se sa arrijmë ne poshtë ta lehtësojmë e kemi në dorë.

Çështja e kaskadës së Drinit lidhet me mungesën e Skavicës që do jetë realitet mandatin tjetër, do mbyllë frikën nga shkarkimi i hidrocentarleve.Por deri atëherë sfidën e menaxhimit e vazhdojmë”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat