“Egoizëm dhe cinizëm i disa shteteve”/ Rama kritik ndaj BE, ambasada e Francës i përgjigjet: S’mund të sulmosh një vend mik dhe aleat!

Shqipëria

“Egoizëm dhe cinizëm i disa shteteve”/ Rama kritik ndaj BE, ambasada e Francës i përgjigjet: S’mund të sulmosh një vend mik dhe aleat!

Më: 16 janar 2021 Në ora: 13:55
Edi Rama

Ambasada e Francës në vendin tonë ka reaguar pas kritikave të kryeministrit Rama në emisionin “Open”, në lidhje me politikën e ndjekur nga BE me vendet e Ballkanit për vaksinën antiCovid.

Sipas Ramës BE nuk i kushtonte asgjë që të dhuronte vaksina për Ballkanin. Kryeministri ka shtuar se marrëveshja u lidh me Pfizer falë punës dhe kontakteve personale të tij.

Këshilli Evropian, egoizmi i disa shteteve mori vendimin që vaksina ti ndanin dhe thanë që mund të bëheshin negociata bilaterale. Dhe Komisioni i BE nuk ka në dispozicion. Ne nuk kemi kërkuar lekë. Kanë vënë  70 mln euro por ca do blemë me ato? Ne kemi vaksina se kemi kontratë me Pfizer. Kjo është falë kontakteve personale. Covaxi është platformë që shpresojmë të sjelli doza. Nuk kemi nevojë për parat e BE se ne kemi parapaguar. Kritikave të mia nuk ju heq asnjë presje. Lidhen me disa vende që egoizmin dhe cinizmin e kanë kthyer në BE. Nuk ju kushtonte asgjë. Franca ca kuptimi ka që të ketë stok që nuk e injekton dot dhe t’mos i thuash këtyre 6 vendeve që marrin jo shumë por të paktën ta fillojnë. Të atyre që janë të ekspozuar ndaj rrezikut. Kjo ka qenë kritika ime” deklaroi Rama për “Open”.

Në një letër dërguar Ministrisë të Jashtme, Ambasada i kujton Ramës se BE, është donatori më i madh në vend me 100 milion euro. Më tej, mohon që Franca të ketë stok vaksinash, dhe thotë se nuk është e përshtatshme për një kryeministër të sulmojë hapur një vend mik dhe aleat si Franca.

Më tej, në reagim sqarohet se BE është donatori më i madh në Shqipëri me më shumë se 100 mln euro në shumë sektorë, ndërsa lidhur me pandeminë iu referua njoftimit të Komisionit Europian, i cili më 8 janar sqaroi se portofoli global i BE-së prej 2,3 miliardë dozash nuk ishte vetëm për t,a por edhe për vendet fqinje.

Letra e Ambasadës:

Mbrëmë në një transmetim televiziv, Sh.T.Z, Edi Rama kryeministër i Shqipërisë, akuzoi qartë vendet anëtare të Bashkimit Evropian, për egoizëm dhe cinizëm. Kjo ambasadë kujton se çdo vit, Bashkimi Evropian është donatori më i madh në Shqipëri me më shumë se 100 milionë euro, në sektorë të ndryshëm. Lidhur me pandeminë, Komisioni Evropian njoftoi më 8 janar se portofoli global i BE-së prej 2.3 miliardë dozash nuk ishte vetëm për BE por edhe për vendet fqinje. Financimi u sigurua për vendet e Ballkanit Perëndimor me 70 milionë euro nga programi IPA. 

Ndërsa Franca do të arrijë qëllimin e saj për 1 milionë njerëz të vaksinuar në fund të janarit, kryeministri ngriti pyetjen pse Franca duhet të ketë një stok vaksinash që nuk mund ti përdorë, në vend që ti ndajë me të tjerët. Përveç natyrës së pavërtetë të këtij informacioni, por që mund të jetë shumë i ndjeshëm për mendjet e njerëzve, kjo ambasadë konsideron se nuk është e përshtatshme të sulmosh në këtë mënyrë nominative, një vend mik dhe aleat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat