Kaloi te PS, Rehovicës ju dogj mandati i deputetit nga dekriminalizimi pasi fshehu dënimin në Itali

Shqipëria

Kaloi te PS, Rehovicës ju dogj mandati i deputetit nga dekriminalizimi pasi fshehu dënimin në Itali

Më: 17 janar 2021 Në ora: 07:10
Gledion Rehovica

Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Gledion Rehovica deklaroi sot nga Berati kalimin te Partia Socialiste.

Në fakt angazhimi i tij në PS mbetet i paqartë, pasi kandidimi i tij si deputet është në pikëpyetje. Kjo jo vetëm për faktin nëse PS e ka këtë vullnet për ta vënë në listat fituese por edhe për arsyen e thjeshtë se ai nuk mundi të gëzojë të plotë as mandatin e deputetit të marrë nën siglën e LSI në 2017 për shkak të dekriminalizimit.

Gledion Rehovicës ju hoq mandati si deputet nga KQZ në 2018 pasi u akuzua se kishte gënjyer me formularin e dekriminalizimit duke fshehur një dënim të drejtësisë italiane.

Rehovica  akuzohej për vjedhje dyqani me emrin Kusta Mina në shkurt të vitit 1999, kohë kur jetonte si student në shtetin fqinj.

Një vit më vonë Prokuroria e Tiranës pushoi hetimet për ish-deputetin. Nga hetimet dhe verifikimet e njësisë së dekriminalizimit rezultoi se në Itali Rehovica njihej me emrin Mina Kusta, por për prokurorin nuk ka vepër penale e për pasojë u pushuan hetimet.

Pas këtij vendimi ai bëri padi në Gjykatën Administrative për t’u rikthyer në parlament, por gjykata rrëzoi padinë e tij duke refuzuar kthimin e mandatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat