Jorida Tabaku publikon listën e godinave të ndërtuara në kohën kur kryetar bashkie ishte Basha

Shqipëria

Jorida Tabaku publikon listën e godinave të ndërtuara në kohën kur kryetar bashkie ishte Basha

Më: 18 janar 2021 Në ora: 09:49
Jorida Tabaku

Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku  në një status në Facebook ka publikuar listën e kopshteve, shkollave dhe çerdheve që janë ndërtuar në kohën kur kryetar bashkie ishte Lulzim Basha.

Sipas Tabakut janë 48 institucione arsimore që u ndërtuan dhe rehabilituan sikundër, thotë ajo, u lanë në proces dhe dhjetëra të tjera si “Qemal Stafa” apo “Eqerem Çabej”.

Tabaku shkruan se qytetarët e Tiranës janë dëshmitarët e të gjithë investimeve në bashkinë e drejtuar nga Basha, ndërsa ato të Ramës dhe Veliajt, sipas saj janë projekte 3D.

“Gjatë viteve 2011-2015 në Tiranën e drejtuar nga Lulzim Basha u ndërtuan e rehabilituan 48 kopshte, shkolla e çerdhe.

Për të  gjithë sojin e propagandes dhe lakejtë e tyre më poshtë është e publikuar lista e plotë e godinave që u ndërtuan dhe rehabilituan sikundër u lanë në proces dhe dhjetëra të tjera si “Qemal Stafa” apo “Eqerem Çabej”.

Këto janë të vërtetat që Edi Rama dhe kopja e tij pa ngjyra në bashkinë e betonizuar nuk i mbulojnë dot megjithë  makinerinë e madhe të propagandës që kanë në dispozicion. Shkollat, kopshtet apo çerdhet janë aty ndërsa dokumentacionet në bashkinë e Tiranës. Qytetarët e Tiranës janë dëshmitarët e të gjithë investimeve tona në bashkinë e drejtuar nga Basha.

Ky i Ramës dhe i Veliajt është shteti i FB dhe i projekteve në 3D. Është modeli i qeverisjes duke hedhur baltë mbi kundershtarin sepse kjo është alternativa e fundit mbetur pas 8 vitesh deshtime në çdo fushë.

Ka ardhur koha të ndryshojmë. Ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për njerëzit. Ka ardhur koha t’i rikthejmë Shqipërisë njerëzit e saj; t’ua kthejmë qeverinë qytetarëve. Ka ardhur koha ta çojmë Shqipërinë drejt rrugës së suksesit dhe standardeve të larta të jetesës.

Qeveria jonë do të kujdeset për të ardhurat e qytetarëve, jo për per te trefishuar pasurinë si këto që po ikin!”, shkruan Tabaku.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat