Koduzi: Vaksinat kanë hyrë në mënyrë të paligjshme, vijnë me leje importi, nuk janë si një palë atlete

Shqipëria

Koduzi: Vaksinat kanë hyrë në mënyrë të paligjshme, vijnë me leje importi, nuk janë si një palë atlete

Më: 19 janar 2021 Në ora: 17:37
Gazment Koduzi

Gazment Koduzi kreu i departamentit të Shëndetësisë në PD, në një intervistë për Ora News, u shpreh se stadiumi është zgjedhur për bërjen e vaksinimit për show, si një hapësirë e bukur.

Për Koduzin, shëndetësia në vend vuan nga mungesa e personelit mjekësor, nga pagat e ulta dhe nga cilësia e shërbimit.

Koduzi: Stadiumi është zgjedhur për bërjen e vaksinimit për show, si një hapësirë e bukur. Vendi ynë ka një sistem të mirë vaksinimi. ISHP-ja ka magazina dhe frigoriferë për vaksinat. Kemi magazina lokale në qendrat e rretheve, që kanë qenë drejtoritë e shëndetit publik, ku bëhej planifikimi për vaksinimet e ndryshme. Ky sistem funksionon për vaksinimin normal nga analizat që kam bërë unë, sistemi ynë shëndetësor është ishulli i fundit komunist në vend në mënyrën se si funksionon. Ne kemi numrit më të vogël të mjekëve për banorë në Ballkan dhe në Evropë. Bota për covidin ka lënë 1 infermier për 2 pacientë, ndërsa spitalet tona kanë lënë 2 infermierë për 60 persona.

Video me Tiren e nxori në pah këtë mungesë. Unë kam folur me persona që kanë ikur jashtë dhe dallimi kryesor është kujdesi infermieror. E dyta trajtimi ushqimor dhe qëndrimi afër pacientit. Familjarët lejoheshin të kontaktonin me pacientët. Te ne këto nuk bëheshin. Ne kemi një ministre që është kimiste, një operator shëndetësor që është ekonomiste. Kemi drejtues spitalet që nuk janë menaxherë spitali. Shefave të pavijonëve u kanë dhënë nga një administrator. Kjo do të ndikojë te cilësia e shërbimit dhe te standardi shëndetësor. Te ne çdo spital i ka financimin fiks. Ne kemi rrogën më të ulët në rajon, dhe pas covidi do të kthehemi te rroga bazë sërish. E gjitha kjo do të ndikojë te shërbimi që u jepet qytetarëve.

Koduzi shtoi se vaksinat në vendin tonë kanë hyrë në mënyrë të paligjshme sepse ka një procedurë për ardhjen e barnave, që vijnë me leje importi dhe regjistrimi.

Koduzi: Rama po tregon me sjelljen e tij duke sulmuar BE-në dhe vlera e perëndimit duke përkrahur vlerat autokratike lindore. Vaksinat në vendin tonë kanë hyrë në mënyrë të paligjshme sepse ka një procedurë për ardhjen e barnave, që vijnë me leje importi dhe regjistrimi. Nuk janë një palë atlete importi që vijnë me postë. Çdo barnë regjistrohet sipas ligjit në qendrën kombëtare të barnave dhe i jepet autorizimi i përdorimit në Shqipëri. Për barnat që kanë sasi të vogla, është ministria e Shëndetësisë që e jep lejen. Në rastin e vaksinës leja e importit është firmosur nga kreu i agjencisë kombëtare të barnave. Kjo është e jashtëligjshme sepse e specifikon ligji i barnave. Madje ka edhe një VKM që e specifikon formën e lejes së importit që firmos ministri. Këto barna kështu kanë ardhur në mënyrë të jashtëligjshme. Vaksinat erdhën aq shpejt në një moment shumë delikat, ku kishte një revoltë qytetare në rrjetet sociale për atë darkën luksoze në Dubai, kur gjysma e shqiptarëve ishin nën ujë. Unë mendoj se mbi 90% e shqiptarëve do të ngelin pa vaksinuar deri para qershorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat