“Nuk na duhen sherre me BE”, Xhunga: Mjaft me muhabete fëmijërore, Luli apo Edi

Shqipëria

“Nuk na duhen sherre me BE”, Xhunga: Mjaft me muhabete fëmijërore, Luli apo Edi

Më: 19 janar 2021 Në ora: 18:00
Rudina Xhunga

Gazetarja Rudina Xhunga, e ftuar në rubrikën “Opionin” në “News 24” deklaroi se Izraeli është një vend shembull për sa i përket vaksinimit të popullsisë.

“Shqipërisë nuk i duhen sherret me BE-në, sepse kemi nevojë që të jemi vend i unionit politikisht, sic jemi gjeografikisht. Është e rëndësishme që të jemi pjesë e Bashkimiit Europian, që të mos marrim çfarë ngelet, sepse kjo ndodhi. Nëse një ditë do jemi bashkë, gjërat do ndryshojnë, sepse do jemi të barabartë mes të barabartëve. Debati kush do BE me shume, është për fushatë, për arsye elektorale. Bëhet debat për BE-në. Kush e do me shume BE, ta beje te mundur futjen e e Shqipërise në BE, ta beje te mundur, mjaft me muhabete femijerore, Luli apo Edi e do me shume Europen.

Përsa i përket vaksnimi uroj të marrim shembull nga Izraeli në organizimin e fushates. Marrja në kohë e vaksinave do jetë një plus për kryeministrin, por edhe organizimi i fushatës do ketë shumë për të treguar, jo vetëm sigurimi i vaksinës, -tha Xhunga.

Rudina Xhunga iu pergjigj pyetjes ne lidhje me sondazhet qe thone se ekonomia shqiptare e goditur nga termeti dhe pandemia eshte kthyer 8 vjet pas.

“Nuk mendoj se jemi 8 vjet pas në çdo aspekt. Të gjitha vendet kanë pësuar dëme. Goditje ka pasur për të gjitha vendet. Kudo ka rene gdp, por nuk eshte tregues i kthimir pas, pasi eshte e rikuperueshme.
Turizmi u godit, por nuk vdiq. Akoma ke turizem fundjave ne Shqiperi.

Ca gjëra nuk janë në sondazhe. Të gjithë njerëzit thonë se nëse jam gjallë, do ia dal. Besoj me shume te instilti i mbijeteses. Fjala “rimëkëmbje” më pëlqen, është e duhura për të marrë veten ekonomikisht apo në aspekte të tjera.-”, u shpreh Xhunga.

Duke folur për situatën politike në vend, Xhunga nënvizoi se fushata duket e fortë, duke shtuar se qytetarët duhet t’i japin votën atij që ia plotëson më shumë nevojat, në mënyrë pragmatiste.
“E ndjek fushatën si të gjithë, por shoh më shumë fushatën për vaksinimin. Beteja kunder covidit me intereson me shume sesa beteja kundër njëri-tjetrit .”përmbylli Xhunga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat