Skandali në spitalin Covid/ PD thirrje Prokurorisë të hetojë: Kjo qeveri frymëzon vetëm “tiret”

Shqipëria

Skandali në spitalin Covid/ PD thirrje Prokurorisë të hetojë: Kjo qeveri frymëzon vetëm “tiret”

Më: 19 janar 2021 Në ora: 22:28
Bardh Spahia

Pas skandalit të radhës në spitalet covid, ku një pacienti që kishte humbur jetën i ishin vjedhur lekët në portofol dhe llogari bankare, ka ardhur edhe reagimi i PD-së.

Përmes ish-deputetit Bardh Spahia, PD thekson se kjo qeveri ka frymëzuar vetëm “tiret”, ndërsa i bën thirrje Prokurorisë të hetojë urgjent ngjarjen e rëndë dhe të paprecedentë.

Reagimi i plotë:

Një rast tjetër i rëndë dhe revoltues tek spitali COVID 1. Një tjetër qytetar i vjedhur në rrethanat më të pamendueshme.

Emisioni investigativ “Stop” na solli fakte se një pacienti i është vjedhur karta e bankës brenda në spital, ditën kur hyri në intubim. Tërheqja e parave janë bërë për 3 ditë me radhë, derisa pacienti humbi jetën në spital.

Prokuroria duhet të bëjë hetim urgjent për të këtë ngjarje të paprecedentë. Një “Tire” tjetër, akoma më monstër, që vjedh edhe të vdekurit, nuk duhet të ketë vend në spitalet tona.

Për fat të keq, në këto 8 vjet, Edi Rama kaloi nga shëndetësia falas tek shëndetësia e Tires. Kjo qeveri ka frymëzuar vetëm “tiret”, që vjedhin pacientët dhe u bëjnë shantazh qytetarëve me jetën e tyre.

Kjo duhet të marrë fund! Shqiptarët nuk meritojnë të vidhen nëpër spitale! Na duhet një qeveri që do të bëjë ndryshimin!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat