“Vaksina ruse ka ardhur në rrugë ilegale”, Baçe: Kam informacion se disa persona janë vaksinuar me Sputnik V

Shqipëria

“Vaksina ruse ka ardhur në rrugë ilegale”, Baçe: Kam informacion se disa persona janë vaksinuar me Sputnik V

Më: 20 janar 2021 Në ora: 12:26
Apollon Baçe

Akademiku Apollon Baçe gjatë emisonit “Dekalog” të gazetarit Roland Qafoku në RTSH 24 tha se vaksina ruse “Sputnik V” është futur në Shqipëri në rrugë ilegale dhe e kanë bërë disa persona.

“Kam informacione të sakta që vaksina ruse “Sputnik” ka hyrë në rrugë jo të ligjshme në Shqipëri dhe e kanë bërë disa persona”, tha Baçe por pa dhënë shumë detaje të tjera.

“Nuk mund të japë më shumë detaje por informacionin e kam shumë të saktë”, shtoi ai.

Akademiku shtoi se në fakt kryeministri Edi Rama ka bërë gabim që e refuzoi sjelljen e kësaj vaksine në Shqipëri.

Sipas Baçes, derisa kancelarja gjermane Angela Merkel i kërkoi Putinit të marrë këtë vaksinë nga Rusia atëherë përse Rama e refuzon ta marrë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat