Dosja e 21 janarit/ Avokati: Qeveria ka kërkuar zgjidhje me pajtim në Strasburg, familjarët e viktimave në pritje

Shqipëria

Dosja e 21 janarit/ Avokati: Qeveria ka kërkuar zgjidhje me pajtim në Strasburg, familjarët e viktimave në pritje

Më: 21 janar 2021 Në ora: 20:25
Dorian Matlija

Në këtë 10 vjetor përkujtimor të protestës së 21 janarit, ku mbetën të vrarë Hekuran Deda, Ziver Veizi, Faik Myrtaj e Aleks Nikaj, qeveria shqiptare vendosi t’i shpallë ata “Dëshmorë të Atdheut”.

Avokati i çështjes së 21 janarit, Dorian Matlija, në lidhje me skype për Ora News, thotë se shpallja e viktimave  “Dëshmorë të Atdheut”, është më e pakta që qeveria shqiptare mund të bënte.

Sipas tij, qeveria shqiptare ka kërkuar nga Gjykata e Strasburgut, gjykatë së cilës i janë drejtuar familjarët e 4 viktimave, zgjidhjen me pajtim, e cila është pranuar nga kjo gjykatë.

Sipas avokatit vrasja e 4 personave më 21 janar ende duhet të hetohet, pasi sipas tij ka shumë çështje të lëna përgjysmë.

“Sot që flasim jemi në pikën që familjarët e të rënëve të 21 janarit kërkojnë të zbardhet e vërteta dhe të bëhet një hetim i  plotë dhe i gjithanshëm i ngjarjes së ndodhur. Disa prej tyre kanë aplikuar në Gjykatën e Strasburgut, në dy çështje të ndryshme dhe në të dyja rastet qeveria shqiptare ka ofruar zgjidhjen me pajtim duke propozuar dhe pranuar hapjen e hetimeve me qëllim për t’i zgjeruar ato. Në fakt të dyja marrëveshjet e bëra dy vite më parë dhe tre vite më parë, nuk janë zbatuar ende nga qeveria shqiptare, kur flasim për qeverinë nuk flasim thjesht për pushtet ekzekutiv flasim për shtetin shqiptar, i cili nuk ka bërë asnjë veprim konkret për ta dërguar përpara këtë detyrim.

Jemi ende në pritje të veprimeve që do të bëjë qeveria shqiptare, përndryshe më pas të gjithë familjarët e të rënëve të 21 janarit kanë të drejtën të njoftojnë Gjykatën e Strasburgut dhe Këshillit të Evropës për mospërmbushjen në fjalë. Gjykata e Strasburgut në momentin që ka marrë një kërkesë për pajtim nga qeveria shqiptare ka pranuar këtë kërkesë, duke mos vazhduar më tej me këtë çështje, por duke e marrë të mirëqenë që atë çfarë propozonte qeveria ishte në gjendje ta përmbushte. Sot kjo tregon thjesht humbje kohe, nëse familjarët e të rënëve të 21 janarit do të vazhdonin me gjyqin e tyre në Strasburg, pa këtë propozim, pa këtë marrje përsipër dhe këtë premtim ne do të kishim një vendim të Gjykatës së Strasburgut.

Vendimi i tyre është në nga kushtet që një hetim të hapet dhe të rigjykohet e gjithë çështja. Brenda qeverisë ekziston dhe avokatura e shtetit dhe shumë mekanizma të tjerë që mund të  vendosin në lëvizje një plotësim hetimi dhe ta dërgojnë këtë gjë deri në fund. Nuk jam dakord me atë që thotë kryeministri Rama, në një ditë të vështirë për të në përballje me publikun”, u shpreh avokati

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat