Dëshmitë e dy policëve: Ridjol Lala na qëlloi me grushta dhe doli vrap nga komisariati

Shqipëria

Dëshmitë e dy policëve: Ridjol Lala na qëlloi me grushta dhe doli vrap nga komisariati

Më: 23 janar 2021 Në ora: 11:27
Ridjol Lala

Ridjol Lala i cilu u iku nga duart dy policëve në komisariatin nr 1 e ka vendosur policinë në situatë të vështirë. I riu Riljon Lala i cili u arratis në mënyrë spektakolare nga ambientet e komisariatit nr.1 në Tiranë më 4 janar duke rrahur policët brenda zyrave të shtetit.

“Ora News” mëson se dy efektivat e policisë që po shoqëronin të ndaluarin me armë pa leje janë Mynyr Xhelili dhe Mustafa Baci, punonjës të komisariatit nr.1. Ditën e ngjarjes, në 4 janar 2021, sipas hetimeve ata janë dhunuar fizikisht nga i arrestuari për armëmbajtje pa leje, Riljon Lala.

 Pas hetimeve në lidhje me arratisjen Xhelili dhe Baci janë dërguar nga SHÇBA-ja për ndjekje penale në prokurorinë e Tiranës, me dyshimin se kanë abuzuar me detyrën, duke lejuar një person të arrestuar dhe të rrezikshëm që të arratiset.

Televizioni “Ora News”, zbardh dëshminë e dy punonjësve të policisë.

 “Në datën 4 janar 2021, kemi marrë detyrën, për të shoqëruar nga ambientet e komisariatit nr.1, në ambientet e gjykatës penale në Tiranë, të arrestuarin Riljon Lala. Përpara se të bënim transportimin, sipas rregullores e kemi shoqëruar këtë person nga dhomat e shoqërimit të komisariatit në dhomën e laborantit, me qëllimin për ti marrë gjurmët e gishtave dhe bërë fotografim. Sapo i kemi hequr prangat me qëllim marrjen e gjurmëve të gishtave, befas ky person na shtyu fuqishëm, njëkohësisht na ka qëlluar dhe me grushta, duke na rrëzuar në tokë” tregojnë dy policët mëson Ora News.

 E gjithë skena është zhvilluar në prani të laborantit të komisariatit nr.1 në Tiranë, Florian Kalemi,i cili nuk ka mundur të bëjë asgjë në këtë moment.

Riljon Lala, ka lënë vetëm prangat në dysheme dhe është larguar me shpejtësi, duke dalë në oborrin e komisariatit, dhe prej këtej në rrugë ku ka humbur gjurmët.

Për arratisjen prokuroria e Tiranës, ka nisur hetimet në gjendje të lirë për dy punonjësit e policisë, ndërsa ndaj Riljon Lalës, është nxjerrë masa e arrestit në burg në mungesë për akuzën e “Mbajtjes së armëve dhe municioneve pa lejë”, “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” kryer me dhunë fizike dhe “Goditjes dhe kundërshtimit me forcë të punonjësit të policisë”.

 Vetëm për akuzën e largimit nga komisariati Riljon Lala, parashikon një dënim që varion nga 5 deri në 15 vite burgim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat