Paralajmëroi se do ngrinte padi për shpifje, Grida Duma i përgjigjet Veliajt

Shqipëria

Paralajmëroi se do ngrinte padi për shpifje, Grida Duma i përgjigjet Veliajt

Më: 23 janar 2021 Në ora: 20:44
Grida Duma

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka reaguar pasi kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paralajmëroi se do të ngrinte padi për shpifje në gjykatë kundër saj, pas akuzave të bëra nga kjo e fundit në media.

Në një postim në facebook, Grida Duma shkruan se asnjë mjet nuk do ta ndalojë atë dhe PD që të luftojë për daljen në dritë të të vërtetës.

“Buratini i Ramës është i kapur kokë e këmbë!

Asnjë mjet nuk do më ndalojë mua, Partinë Demokratike të luftojmë për të vërtetën!

Askush nuk do të na ndalojë të themi të vërtetën dhe në 25 prill ti japim shqiptarëve një qeveri që kujdeset për ta.

Bashkëngjitur shikoni gjyqin të fituar me Veliaj për shpifje, kur denoncuam të tjera shkelje dhe abuzime te tij me taksat e shqiptarëve”, shkruan Duma.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat