Jepnin leje kundrejt pagesës 1-3 mijë €, GJKKO lë në burg Dritan Nikollin dhe Ermal Bacin

Shqipëria

Jepnin leje kundrejt pagesës 1-3 mijë €, GJKKO lë në burg Dritan Nikollin dhe Ermal Bacin

Më: 24 janar 2021 Në ora: 13:37
Dritan Nikoli dhe Ermal Baci.

Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka lënë ne burg dy inspektoret e IKMT në bashkinë e Kamzës, Dritan Nikoli dhe Ermal Baci.

Nga hetimet e kryera nga SPAK dhe Policia, ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë një periudhe 6-mujore, qytetarëve të ndryshëm në zonën e Bashkisë Kamzë, të cilët i konstatonin duke kryer ndërtime pa leje, u kanë kërkuar dhe u kanë marrë shuma monetare, në kembim të mosndëshkimit të tyre me masa administrative, sipas legjislacionit ne fuqi.

Bëhet me dije se inspektoret nuk kanë folur para gjykatës, por sipas SPAK dyshohet se shuma që ata merrnin nga subjektet varionte në 1 deri në 3 mijë euro.

Nga hetimet e bëra deri më tani nuk figuronm që edhe persona të tjerë të jenë të implikuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat