Nga Skrapari e Tirana në FSK/ Kadetët nga Shqipëria përgatiten në qendrën universitare të Kosovës

Shqipëria

Nga Skrapari e Tirana në FSK/ Kadetët nga Shqipëria përgatiten në qendrën universitare të Kosovës

Më: 24 janar 2021 Në ora: 20:41
Kadetët nga Shqipëria

Klei Zguraj nga Tirana dhe Xhon Aliaj nga Skrapari janë në mesin e kadetëve të vitit të fundit në Qendrën për Studime Universitare në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Klei dhe Xhoni i janë bashkuar studimeve ushtarake në Kosovë para katër vjetësh, dhe tregojnë se këtë zgjidhje e bën përkundër se u mundësoheshin studimet edhe në vendet si Anglia, Turqia e Italia.

Pas përfundimit të studimeve ata do të rikthehen në forcat e armatosura të Shqipërisë.

Ata do të mbahen mend nga gjenerata për disa veçori, derisa shoqërinë që kanë zënë me koleget thonë se do të jetë e paharrueshme.

Para Kleit e Xhonit, tre djem të tjerë nga Shqipëria janë diplomuar në Qendrën për Studime Universitare të FSK-së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat