Del nga shtrati lumi Ishëm, përmbyten disa fshatra në Fushë-Krujë, probleme qarkullimi dhe në Gjirokastër

Shqipëria

Del nga shtrati lumi Ishëm, përmbyten disa fshatra në Fushë-Krujë, probleme qarkullimi dhe në Gjirokastër

Më: 25 janar 2021 Në ora: 07:57
Foto ilustrim

Si pasojë e reshjeve të shiut që kanë rënë gjatë natës, lumi Ishëm ka dalë nga shtrati duke shkaktuar përmbytje në disa fshatra të Fushë Krujës. Uji ka arritur disa centimetra lartësi në fshatrat Bilaj, Mallkuç dhe Murqinë.

Po ashtu probleme paraqiten edhe në Gjirokastër, në vendin e quajtur Ura e Lumit, e cila është përmbytur si pasojë e reshjeve me intesitet të lartë.

Kjo ka bërëqë në këtë aks të rrugës nacionale të bëhet i pamundur kalimi i mjeteve të vogla, ndërsa vështirësi paraqiten dhe për qarkullimin e mjeteve të larta.

Po ashtu në të gjithë qarkun e Gjirokastrës raportohen për rrëshqitje dherash.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat