Reshjet, Mamaj flet për situatën në qarkun Vlorë: Po monitorojmë

Shqipëria

Reshjet, Mamaj flet për situatën në qarkun Vlorë: Po monitorojmë

Më: 25 janar 2021 Në ora: 21:23
Flamur Mamaj

Përkeqësimi i motit gjatë orëve të fundit sollën sërish përmbytje në disa zona të vendit. Reshjet e dendura nxorën nga shtrati lumin Vjosë.

Ndërkohë, Prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj ka deklaruar se situata aktualisht nuk është problematike. Mamaj tha se niveli i Vjosës është 7 /20, ndërkohë. Sipas tij situata është nën kontroll dhe po monitorohet.

“Situata nuk mund të quhet problematike. E kemi në monitorim të plotë situatën në Novoselë. E vlerësojmë jo të rrezikshme deri sa të vijë në protokollet e sigurisë. Niveli aktual në Vjosë është 7/20 është rritur për shkak edhe të baticës dhe erëra të forta. Kjo ka sjellë edhe situatën në urën e Mifolit.

Që prej orës 13:00 janë ndërprerë reshjet nëpërmjet dhe Gjirokastër. Kuotat në Përmet janë 3.4 dhe në Memaliaj 5.1. këto kuota na japin garancinë që nuk do të kemi situatë emergjence. Shtabi është i ngritur. Jemi në gatishmëri për të mos u kapur në befasi. Është ende herët për lajmërime për evakuime. Deri tani janë 13 ha të përmbytur në bashkinë Selenicë, shpresoj mos të kemi më shumë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat