"Bosi i saj ka frikë nga mafia shqiptare"/ Kreshnik Spahiu: Jemi vendi i fundit që Ndrangheta do të hyjë

Shqipëria

"Bosi i saj ka frikë nga mafia shqiptare"/ Kreshnik Spahiu: Jemi vendi i fundit që Ndrangheta do të hyjë

Më: 25 janar 2021 Në ora: 22:39
Kreshnik Spahiu

Kreshnik Spahiu ka dhënë një ide tjetër lidhur me përgjimet e antimafias për lidhjet e Ndrangheta-s me mafien shqiptare.

Sipas tij, Ndrangheta nuk ka mundur të hyjë në Shqipëri dhe tani po bën tentativat pasi ato i frikësohen mafias shqiptare.

Spahiu tha mbrëmjen e sotme në Open në Top Channel, se bosi i Ndrangheta-s është tepër i frikësuar nga Shqipëria.

“Nga kjo dosje e përgjime, Shqipëria nuk është vendi i parë që organizata më mafioze kërkon të hyjë. Është ndër vendet e fundit. Ndrangeta është ndër më të fortat në korrupsion, trafikim droge, prostitucion, qeniesh njerëzore dhe është shtrirë në të gjithë botën. Deri në Amerikë, e gjithandej. Nga gjithë biseda duket që Shqipëria do të jetë vendi i fundit për të hyrë, se Ndrageta ka frikë të hyjë në Shqipëri, nga mafia shqiptare. Se mafia shqiptare konkurron mafien e Ndragetës brenda në Shqipëri. Nuk kanë interes të fusin Ndragetën këtu, se s’kanë pse të ndajnë përqindje me ta, i marrin të gjitha vetë. Bosi i Ndrangetës ka frikë të hyjë në Shqipëri, aq vend i rrezikshëm jemi për ta. Kjo tregon se është në fazën përgatitore,” tha Spahiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat