'Jemi e vetmja parti në rritje', Kryemadhi rrëzon sondazhet: LSI nuk bën pazare, më kushton më shumë fytyra se...

Shqipëria

'Jemi e vetmja parti në rritje', Kryemadhi rrëzon sondazhet: LSI nuk bën pazare, më kushton më shumë fytyra se...

Më: 26 janar 2021 Në ora: 23:07
Monika Kryemadhi

Sipas disa sondazheve të publikuara, parashikohet një rënie e LSI, por Monika Kryemadhi mendon ndryshe. Sipas Kryemadhit, LSI është e vetmja parti në rritje në Shqipëri, përfshirë dhe partitë e mëdha.

Sa i përket programit të LSI për këto zgjedhje, Kryemadhi thekson se nuk mund të thotë që është më i mirë se i zgjedhjeve të mëparshme, por është më i thjeshtë, emergjent dhe i shpejtë.

"Asnjë parti politike, të gjitha kanë pasur luhatje. Vetëm LSI është në rritje,  madje dhe në 2017 me të gjitha partitë e mëdha kundra, dhe bandat kundra.", deklaroi Kryemadhi në RealStory.

Sipas një sondazhi të Piepoli të publikuar nga Europe Elce, vetëm 3% e qytetarëve  do të votonin partinë që drejtohet nga Monika Kryemadhi, e cila, 4 vite më parë ka marrë 14,28% të votave.

Kryemadhi tha se LSI nuk bën asnjë negociatë në kurriz të shqiptarëve.

"Prandaj e keni për herë të parë një grua në krye të një partie. Ndaj LSI nuk bën asnjë negociatë në kurriz të shqiptarëve. Mua më kushton shumë më shumë fytyra se sa një lloj komoditeti në një tavolinë që nuk është më komoditet qoftë kjo edhe e përmasave të Dubait."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat