Rasti i Dritan Dajtit, si dështuan 280 seanca, për 4 vite asnjë avokat shteti nuk pranoi ta mbronte

Shqipëria

Rasti i Dritan Dajtit, si dështuan 280 seanca, për 4 vite asnjë avokat shteti nuk pranoi ta mbronte

Më: 26 janar 2021 Në ora: 23:29
Dritan Dajti

Avokat Saimir Visha denoncon një skandal që sipas tij shumë subjekte që janë milionerë dhe gjykata i cakton avokatë kryesisht nga shteti.

“Gjykata ose ministria e drejtësisë duhet të hetojë nëse vërtetë i plotëson kushtet për të përfituar ndihmën juridike probono. Nëse ai ka një depozitë me 100 mijë euro, ka një vilë trekatëshe apo një pallat dhe kërkon avokatë kryesisht kjo nuk shkon, ndaj duhet të hetojë nëse ka vërtetë pamjaftueshmëri ekonomi”, u shpreh avokati Saimir Visha.

Duke qenë një kategori në pozita shumë të paqarta finaciare dhe ekonomike, janë bërë pjesë e skemave të grupeve kriminale.

Rasti i Dritan Dajtit është rasti më tipik i dështimit të kësaj formule. Rreth 280 senca gjyqsore u shtynë pasi asnjë avokat nuk pranonte ta mbronte, pasi ai kishte deklaruar se nuk kishte para të paguante vetë një avokat.

Gjykata telefonoi për katër vite 119 avokatët e listës kryesisht por askush nuk e mori përsipër, herë për shkak të kërcënimeve të drejtëpërdrejta e herë për shkak të namit që ai kishte.

“Eshtë shumë e rëndë sepse në gjykatën e apelit të krimeve të rënda avokatët kryesisht po përdoren si karrem për bandat dhe grupet e strukturuara kriminale. Gjyqtarët po abuzojnë me avokatët kryesisht duke i ndëshkuar duke i detyruar ata të bëjnë një mbrojtje formale, pavarësisht se gjithë grupet e strukturuara apo personat që kanë kryer një vepër penale kanë avokatët e tyre të zgjedhur” u shpreh avokati Saimir Visha.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat