“Kam patur të njëjtat shenja si Pipero”/ Mjeku Stroni: Vaksina ka filluar të japë efekt

Shqipëria

“Kam patur të njëjtat shenja si Pipero”/ Mjeku Stroni: Vaksina ka filluar të japë efekt

Më: 27 janar 2021 Në ora: 22:38
Gent Stroni

Mjeku infeksionit Gent Stroni, foli për infektimin e mjekut Pëllumb Pipero, disa ditë pasi ishte infektuar për Covid-19.

Stroni tregoi se sipas analizave në trupin e Piperos kanë filluar të krijohen antitrupat dhe vaksina e ka filluar të bëjë punën e vet.

“Në fakt Pipero pati një rrufë javën e kaluar, nga të dhënat disa antitrupa nga analizat paraprake që kemi bërë, pra vaksina ka nisur të bëjë punën e vetë”, u shpreh ai.

Më tej infeksionisti rrëfeu se të njëjtat shenja që ka Pipero i ka pasur edhe ai para disa ditësh por nuk ka bërë vaksinë. Kjo deklaratë e tij ka frikësuar moderatoren Eni Vasili, e cila tha se duhet të mbajnë distancë.

Deklaratat:

Stroni: Pipero kishte rrufë si unë. Unë kisha rrufë 2 ditë pas doktorit.

Eni Vasili: Por keni dalë negativ?

Stroni: Jo, nuk jam vaksinuar.

Eni Vasili: A duhet të thotë kjo që duhet të të qëndrojmë larg?

Stroni: Jo. Silva mund të më bëjë tamponin. Në testin e antitrupave isha pozitiv. Niveli i antitrupave më ka dalë 7, ndërsa doktor Piperos i ka dalë 2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat