Bardhi i përgjigjet Ramës: Qetësohu, ky është vetëm fillimi!

Shqipëria

Bardhi i përgjigjet Ramës: Qetësohu, ky është vetëm fillimi!

Më: 28 janar 2021 Në ora: 14:55
Gazment Bardhi

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi ka reaguar pas qëndrimit të kryeministrit Edi Rama për programin ekonomik të PD.

Përmes një postimi në rrjetet sociake, Bardhi thotë se kryeministri nuk është mësuar të përballet me angazhime serioze që do të mbahen e nuk do të shkelen.

“Rama qetësohu. Ky është vetëm fillimi. E dimë se ti nuk je mësuar të përballesh kurrë me angazhime serioze që do të mbahen e nuk do të shkelen.

Pas 8 vitesh këtë e dinë shumë mirë të gjithë shqiptarët ndaj do të të largojnë më 25 prill”, shkruan Bardhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat