Ekonomia dhe paraja kriminale, Shano: Fluska e ndërtimit në Tiranë, e pajustifikueshme

Shqipëria

Ekonomia dhe paraja kriminale, Shano: Fluska e ndërtimit në Tiranë, e pajustifikueshme

Më: 29 janar 2021 Në ora: 21:58
Ilustrim

Nga mesi i mandatit të dytë të PD dhe këtej, burimet tona të krijimit të pasurisë janë më shumë ilegale se legale.

Kështu u shpreh eksperti i ekonomisë Dritan Shano, i ftuar në “Ekopolitikë”.

Shano foli edhe mbi boom-in e ndërtimeve në Tiranë, duke u shprehur se ky fenomen nuk justifikon të ardhurat e shqiptarëve.

Dritan Shano: “Drejtësia aty (në Itali) funksionon, ndërsa këtu tek ne drejtësia është mbyllur. Kemi gjykata jofunksionale dhe gjithë të tjerët bëjnë si bëjnë, arranxhohen. Zefi i shpjegoi qartë por ne jemi të detyruar ti përsërisim gjatë gjithë kësaj kohe.

Unë si ekonomist, kujtoj 2004-ën kur është bërë Country Economic Memorandum, forum i Bankës Botërore, ku banka që ka qenë një nga partnerët e ngjeshur të zhvillimit tonë deri atëhere, tha që Shqipëria i ka ezauruar të gjitha burimet e saj sasiore të rritjes. Pra, që nga ky moment e mbrapa, ajo duhet të shkojë e të kërkojë dhe të investojë, të mbështesë burimet cilësore të rritjes.

Që atëherë deri tani, secili nga ne mund të bëjë pyetje se kush kanë qenë burimet e rritjes. Është evidente që një periudhë, katër-vjeçarin e parë të qeverisjes demokrate, ishin investimet e mëdha në infrastrukturë e me rradhë. Dhe duke filluar nga mesi i mandatit të dytë të PD e këtej burimet tona të krijimit të pasurisë janë shumë më tepër ilegale sesa legale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat