Rama flet për dekriminalizimin: Nuk kam nevojë të ma thotë ambasadorja amerikane detyrën time

Shqipëria

Rama flet për dekriminalizimin: Nuk kam nevojë të ma thotë ambasadorja amerikane detyrën time

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 13:03
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama i pyetur nëse në listat e saj PS do kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit persona që janë prekur më herët nga ligji i dekriminalizimit, tha për gazetarët se e njeh shumë mirë ligjin dhe detyrën e tij e “nuk kam nevojë të ma kujtojë ambasadorja amerikane”.

“Unë s’kam nevojë të ma thotë ambasadorja amerikane detyrën time, kam shumë respekt për ambasadoren është në të drejtën e vet të thotë atë që mendon por kjo përgjigje s’është për të, është për ju, mos pa nxirrni përpara ambasadoren amerikane qe thënë këtë e atë, s’ka nevojë të ma kujtojë asnjë koordinator në PE , e di shumë mirë detyrën time karshi ligjit e popullit shqiptar.

Nuk e kuptoj dot akoma, 30 vjet pasi e kem i zgjedhur një sistem të përgjegjësisë individuale para ligjit t’i kërkohet partive politike e kryetarit të mbajnë përgjegjësi pse njëri apo tjetri del se ka gënjyer, se kuptoj ca duhet të bëj unë e një parti politike në Shqipëri, si të penetrojë nëpër zgafellat e dokumenteve që bota i ka të mbyllura, se s’ka në Evropë një ligj si ky?

Bota pas 5 vjetësh të konsideron të larë, ke bërë çke bërë bota thotë fakti nuk ekziston, se zgjedhja për të jetuar në demokraci është për të pasur të drejtën të gabosh pa u pushkatuar e të rehabilitohesh pasi ke kryer dënimin.

Ne kemi bërë një ligj që e shkel këtë të drejtë me vetëdije e konsensus të partive politike kjo është arsye pse PS e PD e cilado parti tjetër se ka cuar në gjykatë kushtetuese
se ky ka qenë kompromisi, se u bë këtu sikur jemi ne malin Athos e bëjmë moral pa lidhje e kërkojmë llogari në adresë të gabuara”, tha Rama ne konferencen me mediat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat