Njohja diplomatike e Kosovës nga Izraeli/ Genc Pollo: Nuk e prisja një kritikë të tillë nga Ankaraja!

Shqipëria

Njohja diplomatike e Kosovës nga Izraeli/ Genc Pollo: Nuk e prisja një kritikë të tillë nga Ankaraja!

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 15:14
Genc Pollo

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Genc Pollo shprehet se nuk priste një kritikë nga Ankaraja lidhur me njohjen diplomatike të Kosovës nga Izraeli.

“Edi Rama duhet të shpjegojë se çfarë ka biseduar gjatë vizitave të tij atje!”, thekson Pollo.

“Unë e kuptoj që Serbia proteston ndaj njohjes diplomatike të Kosovës nga Izraeli dhe hapjen reciproke të ambasadave në kryeqytetet e të dy shteteve. Por nuk e prisja një kritikë të tillë nga Ankaraja! Edi Rama duhet të shpjegojë se çfarë ka biseduar gjatë vizitave të tij atje!!”, shkruan Pollo në rrjetet sociale ndërsa shpërndan një artikull të “Al Jazeera” me titull: “Lidhjet diplomatike Izrael-Kosovë, të kritikuara nga Serbia e Turqia”.

Sjellim në vëmendje që zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Turqisë, Hami Aksoy, tha se angazhimi i Kosovës për të hapur ambasadë në Jeruzalem është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat