Ke shpenzuar para për të kaluar Covid? Eksperti i PD: Faturat e ekzaminimeve në privat do i paguajnë sigurimet shëndetësore

Shqipëria

Ke shpenzuar para për të kaluar Covid? Eksperti i PD: Faturat e ekzaminimeve në privat do i paguajnë sigurimet shëndetësore

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 19:07
Eksperti pranë Partisë Demokratike Gazment Koduzi

Eksperti pranë Partisë Demokratike Gazment Koduzi tregon se si do të zbatohet në praktikë një nga pikat e programit të shëndetësisë të forcës së ai përfaqëson.

Sipas tij, Parimi paraja ndjek pacientin do të jetë në themel të programit të PD për shëndetësinë.

Një pacient që ka kryer ekzaminimet në privat dhe është i siguruar, nuk paguan nga xheëpi për këto ekzaminime, por janë sigurimet shëndetësore që paguajnë për të.

SHPJEGIMI I GAZMENT KODUZI PËR PROGRAMIN E SHËNDETËSISË

Përshendetje Doktor Gazi!

Sapo kam kaluar CIVIDIN dhe kam shpenzuar jo pak, po plot 100.000 leke te reja. Paguaj siguracionet rregullisht.

Si do jetë zgjidhja që mos të paguaj më nga xhepi im?

Gazment Koduzi: Partia Demokratike do të zbatojë parimin paraja do ndjekë pacientin, që do të thotë: Ju Jona si e siguruar i keni kryer ekzaminimet ne privat.

Me sistemin e ri, faturat tuaj të ekzaminimeve, do ti paguajne sigurimet shëndetësore. Ne këtë mënyre, ju nuk do të paguani 2 herë për shëndetin tuaj: Një herë për sigurimet shëndetësore dhe një herë për ekzaminimet në privat. Ne do të ulim shpenzimet e tua nga xhepi, dhe ju do të jeni e qetë për shëndetin tuaj.

Jona mos harro me 25 prill Shqipëria Fiton shëndetësinë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat