Eurodeputeti: Ndryshimi i Kodit zgjedhor në mënyrë të njëanshme nga qeveria më nervozon

Shqipëria

Eurodeputeti: Ndryshimi i Kodit zgjedhor në mënyrë të njëanshme nga qeveria më nervozon

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 21:32
Michael Gahler

Eurodeputeti dhe koordinatori për Politikën e Jashtme dhe Zgjerimin në Parlamentin Europian, Michael Gahler është shprehur mjaft i qartë që nuk mund të ndërrohen rregullat në mes të lojës.

Duke iu referuar ndryshimit në mënyrë të njëanshme të Kodit Zgjedhor nga qeveria Rama, Gahler është shprehur se kjo gjë e nervozon.

'Kur gjërat të bëhen më konkrete, qoftë reforma elektorale apo çështje të tjera që janë qëndrore, do të kërkojnë konsensus. Gjithnjë nervozohem që përpara zgjedhjeve qeveria në mënyrë të njëanshme ndryshon Kodin Zgjedhor.

Kështu që përpiquni të gjeni konsensus edhe për shumë çështje delikate. Miqtë e mi nga opozita e dinë që i kritikoj, e ngrej zërin në parlament.

Unë kam kritika për miqtë e mi, por për hir të vendit, kur bëhet fjalë për legjislacionin zgjedhor ju këshilloj të zgjidhni mundësitë që u janë ofruar dhe që janë dhënë nga komuniteti ndërkombëtar, punoni me Komisionin e Venecias', u shpreh eurodeputeti Michael Gahler.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat