Kryemadhi: Synimi i LSI-së, arsimi dhe punësimi i të rinjve

Shqipëria

Kryemadhi: Synimi i LSI-së, arsimi dhe punësimi i të rinjve

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 09:30
Monika Kryemadhi

Monika Kryemadhi ka publikuar një video, përmes së cilës prezanton një nga pikat kryesore të programit të LSI-së, që është arsimi.

Përmes një postimi në “Facebook”, Kryemadhi shprehet se investimi në arsim është më i rëndësishmi që mund të bëjë shoqëria jonë për të tashme dhe të ardhmen, raporton Vizion Plus.

“Investimi më i rëndësishëm që mund të bëjë shoqëria jonë për të sotmen dhe të ardhmen, është investimi në arsim.

Prandaj programi ynë bazohet mbi këtë themel solid që përgatit qytetarë të mirë, profesionistë që kanë besim tek Shqipëria dhe tek e ardhmja e saj. #ShqipëriaShtëpiaJuaj”, shkruan Kryemadhi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat