COVID-19/ Shkollat kthehen në vatra infeksioni në Berat, regjistrohen 5 mësues dhe 2 nxënës të infektuar

Shqipëria

COVID-19/ Shkollat kthehen në vatra infeksioni në Berat, regjistrohen 5 mësues dhe 2 nxënës të infektuar

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 21:14
Ilustrim

Shkollat vijojnë të mbeten vatra infeksioni në qytetin e Beratit. Në 24 orët e fundit u raportuan 14 raste të reja.

Prej tyre u regjistruan 5 mësues në shkolla 9-vjeçare si dhe 2 student në këto shkolla.

Gjithashtu u regjistrua dhe një infermiere në Qendrën Shëndetësore në fshatin Vërtop në Poliçan.

-1 mësues në shkollën 9-vjeçare "Thimi Tani" në Berat,
-1 mësues në shkollën 9-vjeçare "Sali Gjuka" në  Urë-Vajgurore,
-1 mësues në shkollën e mesme "Muhamerr Janina" në Urë-Vajgurore,
-2 mësues në shkollën 9-vjeçare të fshatit Karkanjoz,
-1 nxënës në gjimnazin "Babë Dudë Karbunara" në Berat,
-1 student,
-1 infermier në Qendrën Shëndetësore të fshatit Vërtop në Poliçan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat