‘Rimbursim 5% të faturës’, Kryemadhi: Nisma do të ulë informalitetin, 50 % e ekonomisë informale, Shqipëria realisht GDP e 15 miliardë dollarë

Shqipëria

‘Rimbursim 5% të faturës’, Kryemadhi: Nisma do të ulë informalitetin, 50 % e ekonomisë informale, Shqipëria realisht GDP e 15 miliardë dollarë

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 22:32
Foto

Duke folur për një pikat e programit të LSI, atë të 5% të rimbursimit të faturës për çdo blerje, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi tha kjo nismë do të ulë informalitetin në vend.

Kryemadhit  tha se në një raport të CIA-s të para 10 ditëve xhiro reale e Shqipërisë shkon 15 miliardë dollarë. Këto para sipas Kryemadhit shkojnë për oligarkët dhe kjo nismë do të ulë informalitetin.

Kryemadhi: Ky është raporti i CIA para 10 ditëve i updetuar. Dhe thotë GDP e Shqipërisë, ekonomia informale është 15 miliardë dollarë. Ky është raporti i Bankës Europiane i 2020 për 2019 por për 2020 del në mars të 2021. Thotë ekonomia shqiptare është 50% informale. Pra do të thotë që minimumi 1.8 miliardë euro ose dollarë nuk futen në buxhetin e shtetit. Pra sheqeri që vjen i oligarkëve se kush e sjell sheqerin. Pse nuk e sjell ti me vapor, vajin pse se sjell ti me vapor. Miellin a e mbani mend që u mbyllën fabrikat e shqiptarëve këtu, pse se sjell ti me vapor apo me trailera. Kafen, orizin, ca prodhojmë ne? Tirana ca prodhon? Asgjë! Vetëm oligarkë prodhojmë ne. Dhe janë 1.8 miliardë dollarë të cilat nuk futen në buxhetin e shtetit dhe futen në xhepat e oligarkëve. Futen në xhepat e qeveritarëve. Futen në xhepat e disa policëve tatimorë. Sepse kur sheh një kafe lagjeje që nuk ka kupon tatimor i vë 1 milionë lekë gjobë. Ose më jep mua 1 milionë ti fus në xhep ose i fut gjobë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat