Pandemia, mbi 1500 fëmijë me Covid/ Shefja e infektivit në Pediatri: Janë prekur në familje. Vetëm 115 janë trajtuar në spital

Shqipëria

Pandemia, mbi 1500 fëmijë me Covid/ Shefja e infektivit në Pediatri: Janë prekur në familje. Vetëm 115 janë trajtuar në spital

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 19:03
Xhorxhina Kuli

Fëmijët që janë infektuar me Covid-19, që nga fillimi i pandemisë rezulton të jenë infektuar në familja.

Shefja e shërbimit infektiv në pediatri, prof. dr. Xhorxhina Kuli thekson se që nga fillimi i pandemisë janë prekur nga koronavirusi mbi 1500 fëmijë në vendin tonë.

Kuli: Nga fillimi i epidemisë, kemi mbi 1500 fëmijë të infektuar me tampon pozitiv. Kryesisht kemi infeksione brenda vatrave familjare. Fatmirësisht, më vjen mirë që nuk kemi konstatuar deri tani infektime në institucionet e frekuentimit fëminor, pra që të ketë 2-3 nga një shkollë, por nga prindërit e infektuar.

Por ndryshe nga të rriturit, fëmijët nuk manifestojnë simptoma të rënda kur bien në kontakt me koronavirusin. Vetëm 115 prej tyre kanë pasur nevojë për trajtim spitalor gjatë 11 muajve pandemi në Shqipëri.

Kuli: Momentalisht kemi rreth 6 fëmijë, kemi fëmijë repartin Covid dhe disa që kanë manifestuar komplikacione pas kalimit të Covidit që nuk janë më infektues, kështu që nuk janë më të izoluar. Kështu që nuk kemi në terapi intensive, nuk kemi në intubim, por me komplikacione, me infeksione të rrugëve respiratore, me përgjigje inflamatore multisistemike, të cilat po ndiqen hap pas hapi.

Por ajo çfarë vihet re në urgjencën e pediatrisë në këtë periudhë kur gjithmonë ka qenë e tejmbushur nga virozat apo virusi i gripit, tanimë nuk gjen fëmijë në pritje për vizitë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat