Denaj: Bizneset u shtuan në pandemi/ Por në terren shumë biznese kanë ulur qepenat

Shqipëria

Denaj: Bizneset u shtuan në pandemi/ Por në terren shumë biznese kanë ulur qepenat

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 16:02
Anila Denaj

“Gjenda e ekonomisë në vend ka kaluar buzën e greminës.” Është kjo akuza që ngre deputeti i opozitës së re Artur Roshi ndaj qeverisë, sipas të cilit kjo e fundit ka lënë në mëshirë të fatit bizneset dhe individët e prekur rëndë nga pandemia.

Për të bërë një bilanc mbi pasojat e pandemisë mbi subjektet e mbyllura e të papunët e krizës, ai thiri në interpelancë ministren e Financave, Anila Denaj për të dhënë llogari me shifra konkrete.

“Bizneset e lëna në mëshirë të fatit po mbyllin qepenat çdo ditë duke shtuar numrin e të papunëve. Paga e luftës ishte thjesht një asistencë e pamjaftueshme. Qeveria nuk I pagoi sigurimet e pagës së luftës, meqë në këtë rast ishte ajo në rolin e punëdhënëses. Qeveria nuk i trajtoi faret profesionet e lira gjatë pandemisë, ndërsa administrate mori pagën e plotë. Qeveria u kërkonte qiradhënësve shtyrjen e pagesës së qirasë dhe nga ana tjetër u kërkonte taksën e qirasë 15% dhe taksën e pronës ndërsa nuk kryenin fare aktivitet.” Artur Roshi, deputet i PD-së.

Por, kryefinancierja ka hedhur poshtë akuzat e opozitës. Sipas saj, reagimi i qeverisë jo vetëm ka frenuar mbylljen e bizneseve, por ka sjellë një bilanc pozitiv në më shumë subjekte të hapura se në 2019 dhe në më shumë të punësuar.

“Ne shkojmë me një efekt neto pozitiv me 203 biznese. Për periudhën Janar- Dhjetor 2020,  5 709 dhe për vitin 2019, 5511. Masat e marra për biznesin e vogël kanë parandaluar një mbyllje të bizneseve dhe kanë ndihmuar në mënyrë të drejtpërdrejte këtë biznes. Tregon që masat e menjëhershme të qeverisë kanë dhënë efekt. Papunësia, u regjistruan më shumë në muajin Prill me të paktën -46 mijë persona në Prill. Por duhet parë i gjithë procesi. Në dhjetor të 2020 nr i të punësuarve është 689 648 , në dhjetor 2019 688 219 . Sikurse me numrin e biznesi ka një trend pozitiv”, Anila Denaj, Ministr e Financave

Por nëse shikon në rrugët tregtare të qyteteve të mëdha në Shqipëri, duken qartë shumë biznese të vogla që janë mbyllur për shkak se nuk i mbijetuan dot pandemisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat