Rama batuta me gruan në Ndroq: Nga unë se merr virusin se s’ta jap dorën sido që të vijë puna

Shqipëria

Rama batuta me gruan në Ndroq: Nga unë se merr virusin se s’ta jap dorën sido që të vijë puna

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 17:56
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, shoqëruar nga kryebashkiaku Erion Veliaj dhe ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj ishte sot në Ndroq, aty ku po ndërtohet lagjia e re, pas dëmtimeve që la pas tërmeti i 26 nëntorit.

Teksa po inspektonte punën, Rama nuk ka pa takuar edhe disa banorët, të fundit këta që kërkuan me tepër sqarime sa i përket tokës që do t’i merrej, për të finalizuar projektin e rindërtimit aty.

Banorja: Nuk e di ça do ndërtohet rrugë apo shtëpi.

Veliaj: Rrugë aksesi, rrugë aksesi.

Rama: Po ç’rrugë aksesi, po ja ku e keni rrugën aty.

Veliaj: Po aty se duhet të kalojë mes për mes.

Rama: Po lëre mes për mes, ja ku është rruga.

Ndërkohë banorja ndërhyn për të folur, por Rama i kujton se dikush po i bie në telefon.

Rama: Kush po të merr. E mbaj unë këtë (burrin e banores) me muhabet, po fol në telefon. Kush po të merr në telefon, hape telefonin.

Banorja: Mama.

Rama (i drejtohet burrit): Vjehrra jote. Jepja këtij të flasi, fol me vjehrrën.

Banorja: Kush flet me vjehrrën, kush e do vjehrrën, aman. (Të gjithë qeshin)

Rama-Veliajt: Ky është rasti tipik i planifikimeve nga studioja. Tani…

(I kthehet banores) Do më lësh të flas mua tani, apo ta zgjidhin këta. Mirë ta zgjidhin këta.

Banorja: Jo, jo, fol. Kërkoj falje.

Rama: Jam i vetmi kryeministër në botë që kërkoj fjalën gjithandej. Ajo rruga atje nuk ka nevojë të jetë me katër korsi. Bëni një rrugë të thjeshtë. Pse do t’i hyni pemëve këtu.

Banorja: Rrofsh kryeministër (i drejton dorën për ta takuar)

Rama: Mos jep dorën.

Banorja: Po lere ta marr COVID-in prej teje… Më the gjithë atë fjalë të mirë mua.

Rama: Puna është të heqësh zakonin se prej meje se merr COVID-in, se unë s’ta jap dorën sido që të vijë puna.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat