Zv/kryeministri Braçe: Shkollat në këto zona mësim online për 2 javë rresht! Mjaft qokave, po vrisni njerëz

Shqipëria

Zv/kryeministri Braçe: Shkollat në këto zona mësim online për 2 javë rresht! Mjaft qokave, po vrisni njerëz

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 00:08
Erion Braçe

Nga nesër dhe në dy javët në vazhdim shkollat në disa zona të Divjakës do të zhvillojnë mësim online.

Njoftimi i papritur është bërë ne adresen e tij ne rrjetin social nga zv/kryeministri Erion Braçe në orët e mbrëmjes duke analizuar situatën e të infektuarve me COVID-19.

Braçe thotë se në këto zona janë 174 të sëmurë aktivë me koronavirus të cilët janë infektuar në ceremoni mortore dhe shtëpitë e të moshuarve për shkak të qokave.

Ai bën apel që të ndalen vizitat nëpër shtëpia ku më shumë se ngushëllohet, shtohet dhimbja duke infektuar dhe duke vrarë njerëz të afër.

Numri dy i qeverisë shkruan se policia do të ushtrojë kontroll në çdo lokal ndërkohë që pronarët e tyre janë të detyruar të garantojnë zbatimin e masave.

Postimi i plote i Braçes:

Mirëmbrëma! Banore të Divjakës, Tërbufit, Grabianit, Gradishtes, Remasit; Situata e të sëmureve me koronavirus vijon te jetë e rëndë!

Dita tani u mbyll me 174 të semurë aktivë! Janë nga Këmishtaj, Mertish, Gradishte, Mize, Cerme e Sipërme, Çermë sektor, Divjakë qytet. Nga hetimi epidemiologjik rezulton se të infektuarit, kanë marrë virusin në:

1.Ceremonitë mortore në shtëpi ku kanë shkuar për ngushëllim;

2.Ne shtëpitë e të sëmurëve me virus ku ka shkuar për qoke sëmundjeje si komshi, kushëri, krushqi.

Kjo është çmenduri! Do ju lutesha shumë; Jepini fund ketyre zakoneve! Po infektoheni vetë, po infektoni familjarët tuaj, me të moshuarve po i merrni jetën!

Boll me me vizita nëpër shtepite e njeri tjetrit ku ti apo ai, jeni te infektuar! Mos shhkoni, infektoheni dhe infektoni te tjere njerez!

Boll me me vizita ngushellimi neper shtepite e njeri tjetrit kur jeni te infektuar apo ku ka te infektuar! Mos shkoni, rezikoni te shtoni dhimbjen duke infektuar e vrare te tjere njerez te aferm.

Nderkohe nga neser; Shkollat ne Cerme te Siperme, Cerme Sektor, Mize, Kemishtaj kalojne ne mesim online per dy jave rresht!

Policia do ushtroj kontroll ne cdo lokal per te garantuar rregullat e distances fizike e ku rregullat shkelen lokali do mbyllet; Të zotët e lokalit janë të detyruar të garantojnë rregullat!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat