“Edhe Gërdeci aksident teknologjik ishte sipas jush”, debati Bushati-Gjiknuri: Edhe nëse politikanët do shkelin ligjin do procedohen

Shqipëria

“Edhe Gërdeci aksident teknologjik ishte sipas jush”, debati Bushati-Gjiknuri: Edhe nëse politikanët do shkelin ligjin do procedohen

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 22:56
Bushati, Gjiknuri

Deputeti i PS-së, Damian Gjiknuri në një lidhje me skype në emisionin “Open” mbrëmjen e sotme tha se nëse politikanët d të shkeln ligjin do të procedohen penalisht ashtu si çdo qytetar tjetër.

Kurse analisti Andi Bushati i është kundërvënë se politikanët janë pjesë e krimit dhe se kanë 30 vite që tallen me popullin shqiptar.

“Janë duke u hetuar të gjithë. Gjithmonë ka një pritshmëri sikur ata janë fajtorët e gjithçkaje. SPAK ka një vit që është krijuar dhe është në hapat e parë do të marrë më shumë forcë me kalimin e viteve por ky është një proces që sapo ka filluar edhe politikanët nqs do të shkelin ligjin normal që do të procedohen. Veprat për të cilat akuzohen kanë qenë kundërvajtje penale”, tha Gjiknuri.

Andi Bushati: Edhe Ndrea Prendi kundravajtje penale ishte edhe Gërdeci aksident teknologjik qe, jemi mësuar me këto.

Gjiknuri: Përse më keni parë ju kundravajtje penale?

Bushati: Juve tallni b***ën me dynjanë.

Gjiknuri: Ajo cështje u hetua, është duke u gjykuar.

Bushati: 30 vet këtë kemi parë.

Gjiknuri: Juve u vini gishtin çdo politikani, pse kështu duhet?

Bushati: Në telefon flisje ti me Tahirin apo Manjën .Vepër penale është kur  thua mësuesve që nesër nuk gdhiheni në punë nëse nuk votoni për partinë time.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat