Flet babai i gjyqtares Enkeleida Hoxha: Shoqet e saj me X5 e me Benz-a, ajo ikën me bidonat e qumështit në punë

Shqipëria

Flet babai i gjyqtares Enkeleida Hoxha: Shoqet e saj me X5 e me Benz-a, ajo ikën me bidonat e qumështit në punë

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 19:37
Foto ilustrim

Babai i moshuar i gjyqtares Enkeleida Hoxha, Belul Hoxha ishte sot bashkë me mbesën e tij 11-vjeçare përpara gjykatës për të marrë pjesë në seancën gjyqësore ku vajza e tij do të dalë për rivlerësimin e masës së sigurisë.

Duke folur për mediat, babai i gjyqtares së arrestuar të Krujës, ka theksuar se vajza e tij ka punuar me ndershmëri, por bëri një deklaratë të fortë kur tha se e bija gjyqtare ka marrë kërcënime.

“Si ka mundësi të të bie tre herë një kapobandë e krimit? Si ka mundësi? E kam fjalën që te shorti dyshoj unë. Vajza ime bëri 19 vjet atje, kush gjyqtar ka ndenjur në detyrë 19 vjet?”, tha ai.

Pyetje: A ekziston mundësia që Enkeleida Hoxha të jetë kërcënuar?

Babai: Po shumë. Nga brenda gjykatës të vënë njerëzit për të mos realizuar ato që kërkon. Shoqet e saj erdhën me X5 e me Benz-a ajo ikën me bidonat e qumështit në punë, me rrugën, bënë 19 vjet rrugën Tiranë Krujë me të ardhurat e veta, në këmbë. S’ka mjet me ca vete si venë të tjerat me B enz-a. Pres që e vërteta të dalë ashtu siç është”.

Sipas tij, shuma e parave që iu gjet gjyqtares, “10 mijë dollarët janë të shtëpisë që duhen paguar urgjent”.

“E komunikoj nje nxitim teper te madh, e me argbumente. Nga do t’ja filloj? E kane arrestuar sepse eshte shume e sinqerte, e drejte, punetore dhe e ka justifikuar gjate gjithe kesaj periudhe. Ajo ka numrin më të vogël të krimeve në Gjykatë. Unë do kërkoj që dhe nxitimi që u bë një kala dibrance që të gjejë një zgjidhje, në 15 shkurt kishte mbledhje të KLGJ, si i doli SPAK para KLGJ, ajo mori leje për njohjen e avokatit, në mes të natës vajti në tërë gjykatat e Krujës, kur ne flinim në shtëpi, ajo ishte në Dibër, në Burrel në Has, ajo nuk ka rezerva valutore që i kapi SPAK, SPAK gjeti shpenzimet, 10 mijë dollarë, kam 4500 firma, i kam të gjitha me dokumente, janë të shtëpisë që duhen paguar urgjent, kërkoj që ky kapërcim etapash të gjejë zgjidhje, e kam pritur SPAK natë e ditë të vij se jam i qetë dhe i pastër, ato erdhën dhe i spostuan KLGJ, pse e spostuan, atje dy figurat kryesore të policisë kanë pritur SPAK, ai djali i Enkelejdës është 19 vjet autik dhe ai e di se c’heq i shkreti se nuk del dot, rri me gjyshen që është bërë sa një dorë njeri.

Po ta shohësh do thuash ti kjo është gjyqtare e Republikës së Shqipërisë? Fle në 2 divane dërrase, vet jam me parkison dhe vajza fle te këmbët e djalit. Ai djali me autizëm është lutur ta transferojnë në Tiranë, kemi bërë letra presidentëve, dhe na thonin ‘ja do mendojmë’. Kam punuar që fëmijët e mi të jenë të edukuar, nipi im ka sot ditëlindjen”, ka thënë babai i Hoxhës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat