Kishte fshehur në biznesin e tij drogë, armë dhe fishekë, pranga të riut nga Shijaku

Shqipëria

Kishte fshehur në biznesin e tij drogë, armë dhe fishekë, pranga të riut nga Shijaku

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 10:34
Foto ilustrim

Një i ri nga Shijaku ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi u kap me një sasi droge dhe armë.

Burime zyrtare bënë me dije se në kuadër të operacionit të koduar “Sunday” u bë e mundur arrestimi i 25-vjeçarit me inicialet E.V.

Sasia e drogës u kap në një ambient në pronësi të të riut në Marikaj të Vorës, ku përveç lëndëve narkotike që ishte bërë gati për shitje, u gjetën lëndë plasëse dhe armë zjarri pa leje.

Mësohet se policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi kanabisi, një armë zjarri automatik, 40 fishekë, një sasi lënde plasëse, si dhe sende të tjera të kundërligjshme. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat