Situata pas ngricave/ ARRSH: Qafë Thana vetëm me një korsi! Në këto akse kalohet vetëm me zinxhirë

Shqipëria

Situata pas ngricave/ ARRSH: Qafë Thana vetëm me një korsi! Në këto akse kalohet vetëm me zinxhirë

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 09:32
Foto ilustrim

Autoriteti Rrugor Shqiptar me anë të një postimi në rrjetet sociale ka dhënë informacion mbi gjendjen e akseve kryesore në vend pas reshjeve të dendura të dëborës.

Sipas ARRSH në të gjithë territorin reshjet kanë pushuar, temperaturat vazhdojnë të jenë të ulëta. Kontraktorët gjatë natës kanë bërë pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.

Më tej ARRSH shkruan se në rajonin verior Qarkullohet pjesërisht me zinxhirë: Trebisht–Doganë, Ura e Cerenecit–Klenjë, Trebisht-Doganë, Peshkopi-Qafë Drajë, Qafë Bualli-Krastë.

Në rajonin qendror, Qafë Thanë-Doganë tek Useku qarkullimi me një korsi, po punohet për pastrimin e plotë.

Qarkullohet me zinxhirë ose goma dimri: Lunik-Steblevë, në km e fundit Steblevë-Klenjë, Zemblak -Goricë.

Në rajonin jugor Akset janë të hapura pa prezencë bore, por kushtëzuar nga temperaturat e ulëta mjetet të pajisen me goma dimri.

Vazhdojnë puna për mirëmbajtjen rutinë.

Njoftimi i ARRSH:

INFORMACION MBI GJENDJEN E AKSEVE KOMBËTARE

Në të gjithë territorin reshjet kanë pushuar, temperaturat vazhdojnë të jenë të ulëta.

Kontraktorët gjatë natës kanë bërë pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.

Të gjithë drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimri ose zinxhirë, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

RAJONI VERIOR

Qarkullohet pjesërisht me zinxhirë:

Trebisht–Doganë, Ura e Cerenecit–Klenjë, Trebisht-Doganë, Peshkopi-Qafë Drajë, Qafë Bualli-Krastë.

RAJONIO QENDROR

Qafë Thanë-Doganë tek Useku qarkullimi me një korsi, po punohet për pastrimin e plotë.

Qarkullohet me zinxhirë ose goma dimri:

Lunik-Steblevë, në km e fundit Steblevë-Klenjë, Zemblak -Goricë.

RAJONI JUGOR

Akset janë të hapura pa prezencë bore, por kushtëzuar nga temperaturat e ulëta mjetet të pajisen me goma dimri.

Vazhdojn puna për mitëmbajtjen rutinë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat