Rasti i mjekut Prifti/ Dyrnjaja: Shëndetësia është aq e kalbur sa mund të na bjerë sistemi, sa jemi të gatshëm ta bëjmë këtë gjë?

Shqipëria

Rasti i mjekut Prifti/ Dyrnjaja: Shëndetësia është aq e kalbur sa mund të na bjerë sistemi, sa jemi të gatshëm ta bëjmë këtë gjë?

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 21:52
Denis Dyrnjaja

Sonte në Open po diskutohet rasti i arrestimit të mjekut Edvin Prifti i cili u arrestua pas një hetimi të SPAK.

Të ftuarit e sotëm në Open duke diskutuar për rastin në fjalë, shtrojnë problemin se ky fenomen është më i gjerë se kaq.

Klodiana Lala: Ne e shikojmë SPAK si të vetmen valvul shpëtimi, por edhe ata janë njerëz dhe janë në presion dhe në momente të caktuara kanë nxituar në rastin konkret. Unë e përgëzoj gjithësesi sepse çuan prapa hekurave një gjyqtare që për mua s’duhet të jetë e vetme.
Por edhe ky mjeku, nëse është vërtet i fajshëm, a është ky i vetmi? Kjo duhet hetuar.

Denis Dyrnjaja: Edhe shëndetësia mund të bjerë njësoj si drejtësia, është aq e kalbur, saqë mund të na bjerë sistemi, a jemi të gatshëm në ta bëjmë këtë gjë, se kjo është kosto. Ne jemi thellësisht një shoqëri e korruptuar

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat