“E lanë të vdiste”- Rama i përgjigjet akuzave të vajzave që humbën të atin nga COVID: Deklaratë dhimbje dhe partie

Shqipëria

“E lanë të vdiste”- Rama i përgjigjet akuzave të vajzave që humbën të atin nga COVID: Deklaratë dhimbje dhe partie

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 11:21
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të dy vajzave të vëllait të ish-deputetit të PD, Vili Minarollit, të cilat thanë se babai i tyre Rifat Lalo, i cili po kurohej te COVID 1, “u la të vdiste”.

Lalo humbi jetën një ditë më parë, ndërsa Rama tha ne në deklaratat e dy vajzave, "nuk kishte asnjë të vërtetë".

Ai i cilësoi akuzat e tyre si “deklarata dhimbje dhe partie”.

Po ashtu Rama dha përgjigje edhe për një tjetër rast, ku një grua akuzoi se nuk po merrte sendet e babait të saj, që po kurohej me COVID.

Kreu i qeverisë tha se në fakt, zonja ishte paraqitur në spital pa mjet identifikimi me vete dhe pasi kishte paraqitur kartën e identitetit, kishte marrë edhe sendet e të atit.

“Natyrisht këtu ka liri fjale dhe në morinë e fjalëve që thuhen ka dhe shumë broçkulla. Faktikisht e vërteta e thjeshtë ishte se zonja nuk kishte kartën e identitetit me vete, mori kartën dhe mori rrobat, por njerëzve iu dh informacion gjysmak, siç iu dha për ato dy zonjat e tjera që qanin babain te gardhi i spitalit. Por nuk kishte asnjë të vërtetë në atë deklaratë dhimbje dhe partie. Është sensibiliteti shumë i lartë i njerëzve.

Rastet abuzuesve dhe batakçinjve, siç buri prapa hekurave bluzat e bardha, as nuk mjaftojnë e jo më të teprojnë për të njollosur gjithë atë personel që ka një vit që bën një punë heroike dhe nuk e meriton të gozhdohet nga balta. Ne nuk kemi të drejtën të pretendojmë se punët janë perfekte, çdo punë ka defekte. Ju lutem shumë me sa më shumë vetëdije që në këtë kohë njerëzit kanë nevojë për të vërtetën”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat