Xhelal Mziu jep alarmin nga Dibra: Fshatrat të bllokuar, njerëzit nuk kanë ushqime

Shqipëria

Xhelal Mziu jep alarmin nga Dibra: Fshatrat të bllokuar, njerëzit nuk kanë ushqime

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 19:28
Xhelal Mziu

Xhelal Mziu, drejtues politik i PD-së në qarkun e Dibrës akuzoi sot se qeveria i ka lënë qytetarët në mëshirë të fatit.

Nga një fshat i Peshkopisë, ai tha se janë vetë qytetarët që po hapin rrugën me lopata nga dëbora, pasi shteti nuk është gjëkundi.

“Jemi vetëm 6 km larg Peshkopisë. Sot të rinjtë e hapën rrugën me lopata pas 5 ditësh, për të kaluar mjetet e transportit.

Si ky janë edhe fshatra të tjerë. Fshatrat ndodhen në një situatë kritike për shkak të mungesës së ushqimit, dritave dhe kjo tregon një papërgjegjshmëri të kësaj qeverie” tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat