Dy makina dalin nga rruga në Lezhë, përfundojnë në kanal

Shqipëria

Dy makina dalin nga rruga në Lezhë, përfundojnë në kanal

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 19:46
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident ka ndodhur në rrugën e Shëngjinit në Lezhë.

Sipas informacioneve, dy mjete që po lëviznin në drejtim të Lezhës kanë dalë nga rruga dhe kanë përfunduar në një kanal me ujë.

Nga aksidenti ka mbetur i plagosur njeri prej drejtuesve, i cili është dërguar në spitalin e Lezhës.

Policia ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat